Vdes një 70-vjeçar nga Klina, ishte në pritje të rezultateve për COVID-19

Një 70-vjeçar nga Komuna e Klinës ka vdekur sot. I njëjti ishte testuar dje për COVID-19 dhe ishte në pritje të rezultateve.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi në Klinë, Hekuran Sejdiu.

Sipas Sejdiut, i moshuari ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. 

“Një qytetar i Komunës së Klinës ka ndërruar jetë para pak orësh. Ka qenë i testuar për koronavirus, së shpejti e pranojmë rezultatin. Viktima është moshë e vjetër, rreth 70-vjeç. Ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, por që edhe mosha e ka bërë të vetën”, ka thënë Sejdiu.