Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Kllodernicë të Skenderajt.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me aksidentin.
“Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt”, ka thënë ai.