Vdes një 61 vjeçar nga Fushë Kosova i prekur me koronavirus

Sot rreth orës 10:20 ka ndërruar jetë një burrë i moshës 61 vjeçare nga Fushë Kosova, i cili ka qenë i infektuar me koronavirus.

Lajmin për Klan Kosova e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Kujtojmë se sot gjatë ditës në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë edhe një burrë i moshës 67 vjeçare që ka qenë i infektuar me Covid-19.