Vdes një 52-vjeçar nga koronavirusi


 Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka vdekur një pacient me COVID-19

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë  të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.