Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore sot rreth orës 06:40 në një aksident në rrugën e Kamenicës afër një pompe të karburanteve.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ‘Hip Petrol’. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes.
Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë”, ka thënë Hashani.
Tutje ai tha se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
“Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë”, tha Hashani