Vdes një 19-vjeçar në Suharekë si pasojë e plagosjes, një kallash iu gjet në shtëpi

Një 19-vjeçar nga fshati Studenqan i Suharekës ka vdekur sot si pasojë e plagës nga arma e zjarrit

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. 

“Sot në orën 12:42 Emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit”, ka thënë Osmanollaj. 

Osmanollaj ka treguar se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e llojit AK-47. 

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Osmanollaj.