Vdes nga koronavirusi mjeku i parë nga Kosova, Fadil Zuka

Ka vdekur doktori nga Vitia, Fadil Zuka. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij. Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Zuka është mjeku i parë në Kosovë që vdes si pasojë e COVID-19. 

“Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ‘90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në komunikatën e OMK.

I ndjeri ishte i infektuar me Covid-19. Sipas informacioneve ai vuante edhe nga diabeti.

Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90-ta, si pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, kishte punuar edhe në Pozheran.

I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët vitias.

Doktor Fadil Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’i shërbyer popullatës që nga vitet e 90-ta, njoftojnë mediat lokale.

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.