Vdes nga kanceri Raketa, ish-truproje e Hashim Thaçit

Ka vdekur Xhavit Ferizi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-truproje i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai njihej me nofkën “Raketa”, ndërsa shkaku i vdekjes së tij thuhet se është kanceri.

“Në luftë dhe paqe, çdo betejë e fitove. Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, njoftoi miku i tij, Milaim Cakiqi, në një postim në Facebook.

Për vdekjen e Ferizit, është shprehur e pikëlluar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, raporton Klankosova.tv.

“Raketë,  Spo mundem me besu që nuk je më. Në fakt, kam besu që njerëzit si ti nuk na lënë kurrë.

Epik. I madh. I pashëm. I guximshëm. I drejtë. Luftëtar. Legjendë. Pusho në qetësi. Kam me të kujtu përjetë”, shkroi ajo në Facebook.