Komuna e Shtimes ka njoftuar se një kosovar ka vdekur në Zvicër si pasojë e koronavirusit.
Në njoftim thuhet se personi është nga fshati Petrovë.
“Dje kemi kuptuar se një bashkëvendës nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Stop.
Komuna e Shtimes po ashtu ka njoftuar edhe një banor i fshatit Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së një banor nga fshati Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Andaj Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat sipas udhëzimeve të përcaktuara nga vendimet e mëparshme të Shtabit Emergjent për mbrojtje nga COVID-19. Pacientit i urojmë shërim si dhe familjes nga Pjetërshtica do t’i jemi afër për çfarëdo nevoje”, thekson në njoftim.
Komuna e Shtimes u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.