Ka vdekur në QKUK një fëmijë që kishte qenë i shtrirë nga 12 shtatori.
Djali dyshohet se ishte rrëzuar javën e kaluar në Strovc të Vushtrrisë. Rasti nuk ishte raportuar në polici.
“Fsh. Strovc, Vushtrri,19.09.2023-21:22. Nga QKUK jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023. Dyshohet se viktima e lartcekur më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në polici. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.