Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Komoran. Aksidenti ishte shkaktuar mes një motoçiklisti dhe një automjeti.
“Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për Express.
“Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka shtuar ai.



