Ylli botëror i futbolli, Pele, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, ka bërë të ditur agjenti i tij.
Siç raporton AP, ikona e futbollit ka qenë në spitalin izraelit “Albert Einstein” në Sao Palo që nga 29 nëntori, transmeton Klankosova.tv.
Sipas një raporti mjekësor, Pele vuante nga kanceri në zorrën e trashë që nga shtatori i vitit 2021.
Pele – i quajtur fillimisht Edson Arantes do Nascimento – filloi të luante për Santos në moshën 15-vjeçare dhe ekipin kombëtar brazilian një vit më vonë, duke shpërthyer në skenën e futbollit botëror si 17-vjeçar në Kupën e Botës 1958.
Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, ai fitoi tre Kupa Botërore atë në 1958, 1962 dhe 1970 ku është lojtari i vetëm që e arriti këtë.
Roli i tij në fitoren e kampionatit të tretë të Brazilit, në Meksikë në vitin 1970, pasi ai luajti një rol kyç në skuadër.
Karriera e tij vezulluese 20-vjeçare nga 1957 deri në 1977 bëri që ai të shënonte 757 gola në 831 ndeshje, megjithëse Santos pretendon se numri i tij ishte afër 1000.