Legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi, ka vdekur në moshën 64 vjeçare.
Ish-futbollisti Rossi, që udhëhoqi ekipin kombëtar drejt triumfit në Botërorin 1982, sipas mediave italiane, vdiq nga një sëmundje.
Lajmin e ka konfirmuar gruaja e tij Federica Cappallletti, e cila në Instagram ka shpërndarë një foto të tyre porse nuk ka treguar sëmundjen e cila ia shkaktoi vdekjen, njofton BBC.
Rossi ishte shënuesi dhe lojtari më i mirë i Botërorit në Spanjë më 1982.
Më 2018, ishte realizuar edhe një dokumentar për sulmuesin, që u quajt “Zemra e një kampioni”.
Aty përshkruhet se si më 11 korrik të vitit 1982, Italia e mundi Gjermaninë Perëndimore 3:1, dhe papritur Kupën e Botës. Kështu, ai përmbushi edhe zemrën e presidentit Pertini.
Dokumentari 90-minutësh tregon historinë e jetës së Rossit, nga varfëria e deri te ëndrra e tij më e madhe, të bëhet kampion bote.
Me Italinë ka zhvilluar 48 ndeshje dhe ka shënuar 20 gola, ndërkohë që me klube të ndryshme ka luajtur 251 ndeshje dhe ka shënuar 103 gola.
Ka luajtur për skuadrat më të mira të kohës në Itali, si Juventus, Milan, Vicenza, Verona, Perugia e Como.
Në vitin 2004, Rossi u emërua nga legjenda braziliane Pele si një nga futbollistët më të mirë të gjallë.
Rossi u tërhoq nga futbolli në fund të vitit 1980.