Ka vdekur kirurgu abdominal, Halil Tanaj.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar e kolegu i tij, kirurg i përgjithshëm, Enver Fekaj, përcjell Klankosova.tv.
Fekaj tha se vdekja e kolegut të tij është një humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.
“Nje lajm trondites, shokues e teper i trishte vdekja tragjike e kolegut tone dr. Halil Tanaj! Nje humbje e madhe per Kosoven. Nje humbje shume e madhe per shendetesine e Kosoves. Nje humbje e permasave te jashtezakonshme per Kliniken e Kirurgjise Abdominale. Ngushellime familjes Tanaj, shokeve, miqve dhe kolegeve!”, ka shkruar Fekaj në Facebook.