Ka vdekur në moshën 88-vjeçare ish-trajneri i Prishtinës, Miroslav “Qiro” Bllazheviq.
Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011-të.
Kroati kishte udhëhequr po ashtu edhe kombëtaren e vendit të tij drejt vendit të tretë në botë.
88-vjeçari ka luftuar për një kohë të gjatë me sëmundjen e tij.
“Qiro” ishte shumë i dashur edhe në Kosovë.
Ai ishte cilësuar edhe si “trajner i trajnerëve”.