Ka vdekur të hënën Xhevdet Peci, një prej boksierëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova. Për vdekjen e boksierit të famshëm ka njoftuar Mehmet Bogujevci, kapiten i gjeneratës së artë të Prishtinës.
Peci së fundi ka jetuar në SHBA, ndërsa ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës. Së bashku me Prishtinën ka fituar disa tituj të Jugosllavisë, ndërsa ka pasur suksese të mëdha edhe individuale.
Ai ishte i lindur në Mitrovicë në vitin 1955, ndërsa karrierën e boksierit e nisi te klubi mitrovicas, Akumulatori.
Pas talentit të shfaqur, ka kaluar te Prishtina, së bashku me Lah Nimanin, trajnerin e mirënjohur. Te Prishtina ishte prej boksierëve më të dashur nga publiku.