Vdes i riu që u ther me thikë në Ferizaj

Një person është therur me thikë në orët e mbrëmjes në Ferizaj.

Ai ishte dërguar për trajtim në Emergjencë.

Por, i njëjti nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve.

Rastin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

”Rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë personi i cili është therur me thikë. Bëhet fjalë për një mashkull i moshës 24-vjeçare. Në vendngjarje kanë dalë policia, prokurori, forenzika dhe njësitet relevante”.

“Policia i ka dy persona të dyshuar lidhur me rastin dhe po punon për t’i kapur”.