Ka vdekur një grua 49-vjeçare që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intesivës.
Në plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë, vdiq edhe një person rreth të 30-ave.
Për rastin, Policia ka njoftuar se është në kërkim të dy të dyshuarve.
“Pacientes të cilës ju i referoheni është sjellë mbrëmë në Njësinë e Mjekimit Intenziv pas intervenimit kirurgjik që është dashur të kryhet në sallën operative të Qendrës Emergjente ku është sjellë paraprakisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar me armë zjarri”, ka thënë Uka për EO.