Ka vdekur në moshën 65-vjeçare Bedri Sadiku, gazetari i të përditshmës Rilindja.
Sadiku ka punuar në këtë gazetë si korrespodent nga Gjilani, Tirana dhe Shkupi.
I ndjeri ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni.
Ai i nxori në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.
Bedri Sadiku, është lindur në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
Bedriu la pas vetës, bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, nipa e mbesa.