Ka vdekur edhe personi i dytë nga përleshja me armë që ndodhi sot gjatë ditës në Podujevë.
Pas vrasjes së 33-vjeçarit S.A, ka vdekur edhe personi i plagosur R.SH 65-vjeçar.
Dyshohet se dorasi ka shtënë prej shtëpisë së tij në drejtim të viktimës dhe të vëllaut të tij.
Por familjarët prapa kamerës i kanë thënë televizionit që motivi i kësaj vrasje është kjo tokë që R,Sh thotë se është e tij.
Kjo pronë është bërë shkak që ai të merrte automatikun në dorë e të shtinte në drejtim të fqinjëve.
E pasi që vrau njërin e plagosi tjetrin R. Sh iku në drejtim të maleve.
Në kërkim të tij ishin vënë një numër i madh i policëve.
Pas rreth një orë kërkimi ata zbritën por pa rezultate.
Teksa familjarët e viktimës ishin mbledhur para shtëpisë të prisnin se a po zihej dorasi ata kishin edhe shqetësimin tjetër.
Njëri ndër djemtë e shtëpisë, vëllai i S. A i shpëtoi plagëve.
Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është rwndw
Nuk dihet nëse palët kanë pasur mos pajtime mes vete më herët.