Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovës, shkon në 10 numri i të vdekurve

M.B ka humbur jetën gjatë ditës së sotme pasi që ishte e infektuar nga koronavirusi. Viktima është nga Komuna e Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook.

“Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, e njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese. Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.