Një qytetar nga komuna e Kamenicës ka humbur jetën pasi është prekur nga Covid-19. Kjo është viktima e tret për sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
Kastrati ka thënë se ky është rasti i katërt nga kjo komunë që humb jetën pasi është prekur nga virusi.
Ndërsa, në mëngjes është raportuar për një të vdekur në Suharekë, ndërsa orë me parë u raportua për një viktimë si pasojë e Covid-19 në Gjilan, për ketë njoftoi kreu i kësaj komune në një konference për media.
Postimi i plotë:
Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me #COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje.
Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Ngushëllime të sinqerta familjes!