Vdes edhe një person nga koronavirusi në Spitalin e Gjilanit

Një person nga Gjilani ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi.

Ai ishte duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kështu u bë e ditur nga një postim i komunës në rrjetin social Facebook.

“Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe nëntë raste të reja pozitive me COVID-19, derisa një qytetar që ishte në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm, ka ndërruar jetë sot”, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri tani në këtë komunë 28 persona kanë vdekur nga koronavirusi.