Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 49-t numrin total të të vdekurve në Kosovë.

Ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.