Edhe një mjek kosovar ka humbur betejën me koronavirusin.
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta mjeku familjar, Kujtim Zarari. I ndjeri vdiq në moshën 51-vjeçare.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë Zarari.
Gjatë ditës së djeshme nga koronavirusi ka vdekur edhe mjeku nga Prizreni Lulzim Kolgjeraj, i cili ka shërbyer në shëndetësinë primare në QMF në këtë komunë.
Numri i mjekëve që kanë vdekur nga koronavirusi gjatë këtij muaji ka shkuar në 4.