Ka vdekur edhe mjeku Sylejman Rexhepi si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, dr. Avni Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij, të cilët kanë qenë kujdestarë në Mjekësinë Sportive.
Mjeku Rexhepi po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.

Rexhepi është mjeku i tretë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në Komunën e Vitisë, Fadil Zuka dhe kirurgut në Gjakovë, Ali Tolaj.