Vdes Ceka, kuzhinierja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, kuzhinjera e njohur Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka.

Sipas Xheraldina Vulës – koleges së saj për 15 vjet në “Diçka po zihet”, Ceka nuk i ka mbijetuar virusit COVID-19.

“Ceka na la. Partnerja ime e Diçka Po Zihet për 15 vjet me radhe nuk e përballoi sulmin e tmerrshëm te kovid-19. Kuzhina televizive shqiptare kurrë me nuk do te jete njësoj pa ty Ceko. Ke vene themelet e një kuzhine fantastike sa tradicionale aq dhe moderne. Librat e tu janë ne çdo shtëpi aty ku dëshirohet te hahet mire. Do te me mungosh shume Ceko♥️“, ka shkruar Vula

Ceka  ishte autore e librave të 1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”.

Ajo la pas vetës një vajzë dhe dy djem.