Një lajm i hidhur vjen për familjen Mikullovci nga Vushtrria, pasi ka ndërruar jetë afaristi i njohur dhe njëri nga themeluesit e ndërmarrjes së njohur nga Vushtrria “Emona Center”
Agron Mikullovci ishte njëri nga themeluesit e brendit të njohur të marketeve “Emona”, i njohur dhe afirmuar si në qytetin e Vushtrrisë e poashtu edhe jashtë tij.
Biznesi që e udhëhoqi Agroni punëson me qindra të rinjë e të reja si në Vushtrri e po ashtu edhe jashtë saj, falë kontributit të tij të kahmotshëm.
Familja Mikullovci është një familje e njohur tregate në qytetin e Vushtrrisë, Agroni si pjesëtar i saj ishte ndër më të shquarit në këtë fushë.
Njoftimi i plotë:
Me datë 13.10.2021 kompania jonë humbi Drejtorin-Familjarin, Agron (Halit) Mikullovci, i cili dha shumë për ne. Varrimi i të ndjerit bëhet më 14.10.2021 – Ora 13:00 (me drekë)Funerali niset nga Xhamia Karamanli dhe varroset në varrezat e qytetittë Vushtrrisë në Fshatin Begaj.