Ka vdekur babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i Hysniut, Musli Gucati, përmes një postimi në Facebook.
“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar ai.
Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, para disa ditësh erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij i cili po trajtohej në spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.
Ndërkohë, pak ditë më pas, Gucati u dënua me katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale.