Një 70-vjeçare ka vdekur në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, pasi ishte goditur nga një veturë sot.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
Ai ka shtuar se vdekjen e 70-vjeçares e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur”.
“Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.
“Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasësin e veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme”, ka thënë Zahiti