Vdes 59-vjeçari nga Prizreni i infektuar me koronavirus

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes një shkrimi ka njoftuar mediet se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

Klinika infektive njoftoi se pacienti po trajtohej prej ditësh në Mjekim Intensiv dhe gjithashtu përveç koronavirusit, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Më poshtë gjeni njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK-së:

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese.