28-vjeçarja nga Ferizaj, Floriana Musliu, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive.
“Të Zotit jemi dhe tek ai do te kthemi. Shokë, dashamirë para pak qastesh ia dorëzoi shpirtin Zotit, Floriana Musliu, vajza e Mialim Musliut(vajza e djalit të mixhes). Varrimi është në fshatin Sadovinë e Jerlive në ora 15:00”, ka shkruar ai.