Një 21-vjeçare ka vdekur nga aksidenti i të mërkurën mbrëma në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Policia rreth orën 10 të mbrëmjes ka njoftuar për aksidentin dhe ka thënë se personi i aksidentuar ishte lënduar rëndë.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”, njoftoi Policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.