Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, të mërkurën në mesditë. Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 2001.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për KOHËN duke thënë se pas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë vetëvrasje me armë zjarri.
“Sot është hapur një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Në ambulancën e qytetit është sjellë nga Studençani një trup i pajetë. Është një mashkull i lindur më 2001. Sipas hetimit fillestar dyshohet se është vetëvrasje me armë zjarri, por hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë për KOHËN, Afrim Sylaj, komandant i Policisë në Suharekë.