Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, viktima gjendet në pyll

Para dy netëve në Skenderaj, rreth orës 23:00, në pyll është gjetur një burrë, i cili ishte pa shenja jete.

Sipas policisë, me të marrë këtë informacion në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Duke marrë parasysh rrethanat e në të cilat është gjetur, vdekja e këtij personi është cilësuar si e dyshimtë dhe trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.