Vdekjen e parë në Kosovë nga Koronavirusi e kanë konfirmuar edhe nga Klinika Infektive. Ai është 82 vjeçari nga Dumnica e Podujevës
“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19”.
Plaku nga Podujeva ishte pranuar në Kliniken Infektive para një jave.
“Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive”, theksohet në njoftim.