Policia e Kosovës ka njoftuar se për rastin ku si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, ka vdekur një 25-vjeçar, ka arrestuar tre menaxherë të cilët thuhet se pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti që ka ndodhur të dielën pas mesditës është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Po ashtu prokurori thuhet se ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion dhe se hetimet për të janë duke vazhduar.