Vlera e kriptovalutës më të madhe Bitcoin po vazhdon të bjerë. Vlera e Bitcoinit ka rënë në 16 mijë e 500 dollarë të mërkurën.
Raportohet se arsyeja e rënies është pasi një firmë huadhënëse e kriptovalutave, që ka vlerë miliardëshe, është detyruar t’i ndalojë tërheqjet, raporton “The Independent”.
Genesis Global Capital, që ka qenë në 2.8 miliardë dollarë total në kredi aktive në fund të shtatorit, ka fajësuar falimentimin e këmbimores së kriptovalutave FTX për pezullimin e përkohshëm të shërbimeve.