Konferenca përgatitore për gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakur Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të mbahet sot.
Kjo konferencë është lajmëruar të nisë në ora 09:30, në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ndërkohë, mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur dje kërkesën për lirimin e tij, ose rigjykimin dhe uljen e dënimeve.
Kujtojmë që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.