Një fëmijë i moshës 4 vjeç dyshohet se ka rënë mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë e Vushtrrisë.
Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes ai nuk është gjetur.
Për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalë kërkimi, kurse sot pritet të filloj përsëri.
Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.