Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës do të vazhdojë sot.
Ajo pritet të fillojë sot prej orës 13:00.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se janë edhe rreth 12-13 deputetë që janë lajmëruar për të marrë fjalën, e po ashtu edhe disa ministra.
Ndërkaq të enjten, gjatë debatit, kryeministri Kurti foli para deputetëve për sukseset që sipas tij kanë arritur deri tani, ndërsa deputetët opozitarë e kritikuan shefin e qeverisë për dështim në qeverisje.
Gjatë seancës e morën fjalën edhe ministrat e kabinetit qeveritar, ku renditën para legjislativit, siç thanë ata, të arriturat gjatë këtyre dy viteve.