Po vazhdojnë bombardimet në qytetin bregdetar ukrainas Mykolaiv, raporton BBC.
Kryebashkiaku i Mykolaivit, Oleksandr Senkevych, ka shkruar në Facebook se trupat ruse janë duke shënjestruar ndërtesat e banimit, ndërsa ka shpërndarë një video ku shihet një bllok i apartamenteve i përfshirë nga zjarri.
“Ka shumë bomba në qytet që nuk kanë eksploduar. Mos iu afroni, mos i ngrehni lartë, dhe mos u mundoni t’i largoni vet”, ka thënë Senkevych.
Sulmet kanë ardhur një ditë pasi që forcat ukrainase kanë arritur të rimarrin aeroportin lokal.
Mykolaiv është qytet port në jug të Ukrainës.