Vasfije Krasniqi-Goodman do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv vëllai i saj Nafi Krasniqi.
Vasfije Krasniqi-Goodman është zëri i grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo është gruaja e parë e cila, në tetor të viti 2018, rrëfeu publikisht mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë në moshën 16 vjeçare.