Në Korbliq të Kaçanikut sot është varrosur gruaja për të cilën dyshohet se është vrarë nga burri në Kamenicë.
Vrasja ka ndodhur të shtunën (25 korrik, 2020), rreth orës 13:20 në fshatin Berivojcë të Kamenicës, njofton Klan Kosova.
“Dyshohet se një burrë (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare)”.