Në varrezat e qytetit të Prishtinës po i jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit, i cili mbeti i vrarë pasditen e djeshme.
Në varrim morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe familjarët e të ndjerit, megjithëse në gjendje të rënduar emocionale. Në mesin e tyre ishte edhe ish-bashkëshortja e tij, Besa Gashi.

Ndryshe, Albert Krasniqi është privuar nga jeta mbrëmë, teksa dyshohet se dorasi ishte babai i tij.
Avokati i këtij të fundit në një deklaratë për media sot theksoi se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.