Valoni, banori i fundit që ka lënë Big Brother VIP ka zbuluar se cili është veprimi i parë që ka bërë pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ai është rrëfyer ekskluzivisht për “Fun Club” duke treguar kuriozitetin e tij të madh për atë që kanë thënë njerëzit.
Valon: Kam ndejtur deri në 5-6 të mëngjesit në telefon duke parë çfarë kanë thënë njerëzit.
Rreth penalizimit të tij, Valoni thotë se mund të ketë ndikuar debati me Antonelën, të cilën e cilëson si “vullkan”.
Valon: Mendoj që debati me Antonelën, por u zgjodh pas 2 ditësh. Antonela është si vullkan por pas disa orësh kthehet. Përveç kësaj, pata dhe një debat sepse më kërkoi një vezë dhe kur shkova t’ia jap, ishte duke bërë debat me Ilirin e më tha “prit se po bëj debat”. Më pas erdhi më foli, por është njeri që nuk mban inate.