Valon Syla lajmërohet pas sulmit, e ndërlidh me reagimet që i pati ndaj ‘Mulla Mercedesit’

Gazetari Valon Syla ka reaguar në Facebook për sulmin që iu bë mbrëmë nga tre persona, në hyrje të një lokali në Breg të Diellit. Nga sulmi ka thënë se ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë.

Sipas tij, sulmi ka të bëjë me reagimet e tij lidhur me veturën që iu dhurua hoxhës Mazllam Mazllami.

Syla ka shkruar se u sulmua “nga 3 persona, në dukje islamik fanatik”.

Postimi i plotë i Valon Syles:

Ju kerkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua te ju them se jam mirë dhe ju falenderoj per mbështetjen e madhe, miqve, institucioneve të vendit e kolegëve gazetarë.

Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin përcjell prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u vënë pas me veturë, na gjetën deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit.

Kete here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.

Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar.
Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi qe te pësoj lendime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë.

Ajo qe me shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrinë të pranoj humorin dhe fjalen e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre.

Poashtu tendenca e tyre që dhunshëm të imponohen që të arrijë objektiva të errta dhe fanatike deri në shkeljen e të drejtave më bazike të njeriut, tregon taktikën e tyre kryesore që është frikësimi i masave dhe me sulme sikur ndaj tipave si unë, mundohen ti frikësojnë të gjithë ata që janë në dy mendje.

Kjo tregon se keta predikues fetarë, e hoxhallarë që nxisin dhunë e prodhojnë kesi militantizmi shpërblehen me mercedesa, nga shefat e Bashkësive Fetare, dhe duke i shpërblyer pregaditen të ushtrojnë dhunë dhe frikësim te të gjithë ata që nuk i përcjellin dogmat e tyre.

Feja është e rendësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Poashtu Islami thuhet se nëkupton paqe. Por jo edhe liri.

Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri.

Kosova është e lirë. Fjala është e lirë.
Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë.

Andaj flisni dhe mbrone lirinë. Por mos e harroni as sensin e humorit.

Faleminderit edhe një herë.

albanologji