Një vaksinë e re kundër koronavirusit është treguar efektive 89.3 për qind në provat e gjera në Mbretërinë e Bashkuar.
Vaksina Novavax është e para që ka treguar efikasitet kundër variantit të zbuluar në Britani, ka thënë redaktori i BBC-së, Fergus Walsh.
Kryeministri Boris Johnson e ka mirëpritur lajmin e mirë.
Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milionë doza të saj, të cilat do të prodhohen në Stockton. Dozat pritet të shpërndahen në gjysmën e dytë të vitit, nëse aprovohet.