Shkencëtarët kanë sugjeruar se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë pjesërisht fajtore për rritjen e numrit të vdekjeve që nga pandemia.
Studiuesit nga Holanda kanë analizuar të dhëna nga 47 shtete perëndimore dhe kanë gjetur se ka pasur më shumë se 3 milionë vdekje përtej shifrave të pritura që nga viti 2020, trend ky që vazhdonte të rritej pavarësisht masave e vaksinave dhe të izolimit, raporton “The Telegraph”.
Studiuesit kanë thënë se shifra “të paprecedente” kanë rritur shqetësime serioze dhe kanë bërë thirrje tek qeveritë të hulumtojnë thellësisht rreth kësaj çështje, duke përfshirë pasojat që ka mundur të shkaktojë vaksina.
“Ani pse vaksina është siguruar në mënyre që t’i mbrojë individët nga vuajtjet që do të mund të ju shkaktonte virusi i COVID-it, janë dokumentuar gjithashtu edhe efekte anësore dëmtuese”, kanë deklaruar autorët e studimit nga Universiteti Vrije në Amterdam, në studimin e publikuar në BMJ Public Health.
Ata kanë thënë se të dy palët, profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët, kanë raportuar telashe serioze dhe vdekje pas marrjes së vaksinës duke ju referuar disa të dhënave zyrtare të Botën Perëndimore.
“Gjatë pandemisë, na baza ditore, politikanët dhe mediat kanë cekur se çdo vdekje nga COVID-i ka rëndësi dhe çdo jetë meriton të mbrohet nga masat e vendosura kundër COVID-it dhe vaksinave. Pas pasojave të pandemisë, e njëjta gjë duhet të vlejë”, kanë deklaruar studiuesit.
Në studim është gjetur se nëpër Evropë, SHBA e Australi, ka pasur më shumë se 1 milion më tepër vdekje që nga viti 2020, në kulmin e pandemisë, por gjithashtu ka pasur 1.2 milionë në vitin 2021 dhe 200 mijë në 2022-n, pas implementimit të masave.
Sipas studiuesve në këto shifra përfshihen vdekjet nga COVID-i, por gjithashtu edhe nga efektet indirekte nga strategjitë shëndetësore që u bën për të adresuar shpërndarjen e virusit dhe infektimin.
Ata kanë bërë të ditur se efektet anësore që patën lidhshmëri me COVID-in kanë përfshirë edhe sulmin ishemik, trombozën, gjakderdhje në tru, sëmundje kardiovaskualre, koagulim, gjakderdhje, probleme gastrointestinale dhe mpiksje të gjakut.
Studiuesit gjermanë kanë cekur se në vendin e tyre, njëri nga shkaktarët e vdekjeve në fillim të vitit 2021 përputhej me lëshimin e vaksinave, gjë për të cilën, ekipi i studiuesve kanë deklaruar se “kërkonte hulumtim më të thellë”.
Sidoqoftë, ekspertët kanë bërë të ditur se të dhënat e fundit rreth efekteve anësore nuk janë bërë të qasshme për publikun, me shtetet që mbajnë të dhënat e tyre rreth dëmeve të shkaktuara, të cilat bazohen në vetëraportime nga publiku dhe doktorët.
Vonesa në trajtim
Studiuesit kanë thënë se ka mundësi që masat e vendosura gjatë pandemisë mund të kenë ndikuar në kujdes të kufizuar shëndetësorë e trazira socio-ekonomike, gjë që mund të ketë kontribuar në numrin e vdekjeve, por megjithatë, ata kanë pranuar se ka kjo gjë ka qenë e vështirë për tu vërtetuar.
Gordon Wishart, shef i mjekësisë në “Check4Cancer” dhe profesor në Universitetin Anglia Ruskin, vazhdimisht ka bërë të ditur se vonesa e diagnostikimit të kancerit mund të çojë në vdekje.
“Është parashikuar në fillim të periudhës së izolimit se mungesa e qasje në kujdes shëndetësor do të çojë në diagnostikim e trajtim të vonuar të problemeve të ndryshme shëndetësore të tilla si, kanceri, sëmundjet kardiake, diabeti e demenca dhe kjo do të mund të çojë në vdekje të vazhdueshme të shkaktuara nga këto probleme”, ka thënë ai.
Të dhënat e shërbimit të kujdesit shëndetësore në Angli (NHS) treguan se për 100 mijë njerëz shkalla e probabilitetit së vdekjeve nga kanceri ishte 521 para izolimit për shkak të COVID-19 dhe pastaj ka rënë në 456 gjatë periudhës 2020-2021, gjë që sugjeron se rreth 45 mijë diagnostikime me kancer mbetën të paindentifikuara në vitin e parë pandemik. Gjatë vitit në vijim, probabiliteti u rrit në 540 për 100 mijë njerëz, gjë që sugjeron se shumë kancere mund të ishin identifikuar me vonesë, kur tretmanët do të kishin më pak efekt.
Wishart ka thënë se autorët kanë të drejtë kur theksojnë se shumë efekte anësore të vaksinës mund të mos jenë raportuar. Gjithashtu ai ka thënë se shkencëtarët kanë pasur të drejtë kur kanë theksuar se numri i vdekjeve në Gjermani paralelisht me lansimin e vaksinës, kërkon studim në vete.
Megjithatë ai ka thënë se ky studim siguron më shumë pyetje se sa përgjigje, por prapë se prapë është “vështirë të mos pajtohemi me konkludimin e tyre që duhet bërë hulumtime të mëtutjeshme që të kuptohet shkaktari i vdekjeve në mënyrë që të dihet të paktën se si të menaxhohet ndonjë krizë pandemike në të ardhmen”.