Vajza nga Lipjani që u rrëmby është e mitur

Vajza e cila është rrëmbyer në Lipjan mbrëmjen e sotme ishte e mitur dhe i përket komunitetit ashkali nga fshati Gadime të Komunës së Lipjanit.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë derisa kanë kryer vepër të kundërligjshme.

Ky burim ka thënë se fillimisht prindi i të minutës kishte lajmëruar Policinë e Kosovës pasi që kishte kuptuar se vajza i është rrëmbyer nga tre persona të panjohur, ndërkaq menjëherë patrullat e Policisë ishin nisur për Prishtinë.

“Fillimisht vetura e të dyshuarve është parë te qendra tregtare “Albi” më pastaj ata janë ndaluar në qytet afër Grandit”, ka thënë ky burim.

Koha po ashtu ka mësuar se Policia e Kosovës janë duke i ndjekur procedurat e nevojshme dhe kompletimin e lëndës pas arrestimit të tre personave të cilët rrëmbyen vajzën nga Gadimja e Lipjanit.